Benet Beci uron ikonën e skenës: Bruno Shllaku feston 70-vjetorin në Teatrin “Migjeni”

Qyteti i Shkodrës ka festuar sot 70-vjetorin e lindjes së një prej figurave më qendrore të artit shqiptar, aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Bruno Shllaku. Ky përvjetor jubilar e ka gjetur artistin në ambientet e Teatrit “Migjeni”, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij krijuese, i rrethuar nga miq, kolegë të skenës dhe personalitete të jetës publike. Përmes një mesazhi të ndjerë, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Shllakut, duke e cilësuar atë si një emër të rëndësishëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?