Berati vishet me ngjyra festash, Rama poston fotot. Atmosferë magjike në qytetin e një mbi një dritareve

Atmosfera festive ndjehet në çdo qytet të Shqipërisë në prag të ndërrimit të viteve. Gjatë ditëve të fundit të vitit në sheshet kryesore të qyteteve do të zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë live dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

Përgjatë gjithë muajit dhjetor në këto sheshe janë të hapura edhe panaire dhe shtëpiza nga bizneset me produktet bio të zonave ku jetojnë, duke i dhënë hov edhe ekonomisë lokale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga zbukurimet për festa në qytetin e Beratit. Qyteti i një mbi një dritareve ka krijuar një atmosferë magjike, me ndriçimin e qendrës historike dhe urave mbi lumin Osum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?