Berisha Foltore me qytetarët: Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë
Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në degën 1 dhe 3 në Tiranë në selin blu, tha ndër të tjera se kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet.
”Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund të keni parë. Ne që kemi jetuar në dy diktatura, ne bëjmë krahasime dhe u them unë që në memorien tonë, kurrë nuk ka ekzistuar në Europë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës.
Ky regjim sot është më shkatërrimtar për qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi më i parë. Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin. Do t’u jap një shembull. Ish-kryeministri i ndjerë i Italisë, një mik i madh i Shqipërisë, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu përvesh, por edhe kur ishte kryeministër në detyrë, kur kryesonte G7-tën, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Edhe kur ato shënonin padrejtësinë më të madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrë se nuk do të paraqitem”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

