Berisha hedh akuza për klientelizëm në qeveri: Tenderat e rrugëve të përqendruara në pak kompani
Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë për mënyrën e dhënies së tenderave në infrastrukturë dhe për cilësinë e punimeve në rrugët e ndërtuara në vend.
Sipas Berishës, në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike, disa prej akseve kryesore rrugore të vendit, si korridori nga Hani i Hotit deri në Kakavijë, janë realizuar nga kompani të huaja europiane dhe amerikane, të cilat ai i cilëson si “prestigjioze”.
Ai pretendon se në vitet e fundit, tenderat e rëndësishëm nuk fitohen më nga kompani ndërkombëtare, por sipas tij, përfundojnë tek një numër i kufizuar kompanish vendase.
”Në qeverinë e Partisë Demokratike, rrugët më të mira të Shqipërisë nga Hani i Hotit në Kakavijë, u ndërtuan nga kompani prestigjioze europiane dhe amerikane. Ndërsa sot, në qeverinë Rama asnjë tender i rëndësishëm nuk është fituar nga kompani europiane, pasi mafia shqiptare nuk i lejon! Tenderat përfundojnë tek klientela Rama-Balluku dhe rrugët shemben si prej kashte. 1.5 miliardë euro në duart e 10 kompanive. Ky nuk është zhvillim, është monopol mafioz”,-shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH


