FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha i bindur: Thirrja e Ramës për policinë tregon qartë se zgjedhjet janë farsë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje nga Kuçova për Policinë e Shtetit. Berisha shkruan se “Noriega” dje bëri atë që nuk e ka bërë as diktatorit i fundit komunist. Sipas tij, me këtë thirrje Rama tregon qartë se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen.

“Në narko-republikën e Noriegës, zgjedhjet janë farsë, ligjet janë letër e vdekur, çunat e krimit janë vetëm militantë të partisë-shtet, partisë kanabiste.

Ndaj dhe Noriega, dje bëri atë që nuk e ka bërë as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit lëshoi klithmën që vijon: ‘U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE.’

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë thirrje Edi Rama tregon qartë dhe përfundimisht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në foto keni edhe përcaktimet ligjore, të cilat për Noriegën janë thjeshte një letër higjienike apo letër e vdekur”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe ligjin që ndalon lidhjen e policisë me politikën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?