Berisha mbledh grupin e PD: Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë ”Rama 4”, duke thënë se po fsheh raportin e Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një nga dokumentet më kritikë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha shtoi se raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ngre shqetësime serioze për zgjedhjet dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

”Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?