
Sali Berisha poston video dhe një shënim për malin e lartë e të veçantë për atë: “Maja e Shkëlzenit!
Maja qe sodisja dhe e adhuroja çdo ditë dhe në çdo kohë. E kam ngjitur disa herë nga Shkalla e Zeqanisë! Ajo nuk është maja më e lartë e Alpeve, Bjeshkëve të Bekuara, por është maja me fushëpamjen më të pafundë!”.