Berisha për kandidatin Florjan Binaj: Është i pavarur, nuk ka pse del me krerët e partive

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot deklaratën e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
Berisha u shpreh se Binaj ka të drejtë dhe se kreu i PD-së përshëndet plotësisht këtë qëndrim.
“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike. Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?