Berisha për mbledhjen e qeverisë: Mashtrime dhe aheng, asnjë zgjidhje për hallet e qytetarëve

Sali Berisha e cilëson si ”aheng qeveritar” mbledhjen dy ditore në Pogradec, duke thënë se nuk prodhoi asnjë zgjidhje konkrete për qytetarët. ”Cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci? U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit. Çfarë solli si rezultat kjo mbledhje?”, tha Berisha. Kreu i PD-së, nënvizoi edhe se nga takimet nuk pati përgjigje për problematikat që, sipas tij, shqetësojnë qytetarët, duke përmendur pensionet, arsimin, shëndetësinë, çmimet dhe kostot e larta të strehimit.

Deklarata e plotë

Java që kaloi u mbyll me shelegët e Kuçit dhe koranin e Pogradecit. Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur. Në një kohë kur prej mbi 3 muajve protestohet në rrugët e Tiranës kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeveri armike në qëndrimet e saj ndaj qytetarëve, Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet ta mësoni ju se, Kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur, por edhe për shelegët dhe gatimin e tyre. Dhe kjo ishte arsyeja e takimit në Kuç. Korani nuk ka nevojë për komente. Po cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci? U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit. Çfarë solli si rezultat kjo mbledhje? Do më shkruante një mik i imi pensionist: dua ta falënderoj atë plakun që përqafoi Edi Ramën se na shpëtoi nga ulja e pensioneve. Çfarë solli? Çfarë dëgjuan nxënësit, mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor?

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë dëgjuan të sëmurët e Shqipërisë për shëndetin e tyre? Çfarë dëgjuan mbi 30% e shqiptarëve, që janë në rrezik për kafshatën e gojës, janë të kërcënuar nga uria sipas të dhënave të fundit të FAO-s? Dëgjuan se do merremi me ushqimin. Çfarë dëgjuan qytetarët shqiptarë, që në Tiranë duhet të paguajnë qira më shumë se 2/3-tat e rrogës së tyre? Çfarë dëgjuan studentët, të cilët nisin vitin e ri shkollor në universitet në pamundësi për të paguar qiratë e larta, apo të rinjtë për të blerë një strehë familjare?

Pra, a mund të imagjinohet një shkëputje stratosferike e tillë, e cila shpreh një shkallë stratosferike inkriminimi të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, që kalojnë nga ahengu qeveritar në aheng tjetër qeveritar dhe bëjnë sikur në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik. Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë.

Kërkojnë subvencionimin e qirave strategjike nga narko-eurot dhe narko-dollarët. Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet. Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale. Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë. Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe diktaturës autoritare. Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se, ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur!

Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal. Si mund ta shpjegoj ndryshe? Sulmon me fjalë të tilla protestën, zërin e fuqishëm qytetar, të cilin po e dëgjon gjithë bota, por jo njeriu i paligjshëm. I zhytur në mjete luksoze, duke shmangur konferencën e shtypit, se nuk ia mban të dalë para gazetarëve, filloi të viktimizojë veten për një incident, për të cilin bëj këto sqarime. Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di. Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha.

Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, atë nuk e di, jo, nuk e them. Por e vërteta është me dëshmitarë se ai nuk ishte vetëm në dhomë. Jo, nuk ishte vetëm. Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte, megjithëse përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë. Ndaj dhe, nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni këtë akt, që unë e dënova me forcën më të madhe. E kam dënuar me forcën më të madhe. Është arrestuar autori. Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di.

Dhe tani merr, pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregoje të vërtetën siç është, megjithëse e kam treguar pjesërisht, por këto që thashë, këto janë 100 përqind të vërteta. Nuk them se ishte krim pasion apo nuk ishte krim pasioni, unë them se çfarë thonë të tjerët. Por them se Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor, ndonëse de facto ata ishin në pushtet. Kjo është historia e tij, që përpiqet të mashtrojë, të bëjë viktimën, të nxisë, të ngjallë dhembshuri, empati, etj, etj, për gjëra të cilat janë jashtëzakonisht të paqarta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?