Berisha si Rama me platformë, krijon ”Agora PD”

Partia Demokratike nis sezonin e ri politik me një qasje të re në komunikim dhe organizim, por një ide e ”vjedhur” nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur këtë të enjte, më 27 gusht, mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të prezantohet platforma “Agora PD”.

Sipas dokumentit të strategjisë, “Agora PD” synon të shërbejë si një sistem i përbashkët operacional për Partinë Demokratike, duke bashkuar në një hapësirë të vetme komunikimin, organizimin, koordinimin dhe angazhimin qytetar. Platforma parashikon që strukturat e PD-së të kenë çdo ditë në dispozicion mesazhe politike, pikat kryesore të diskutimeve, rekomandime për komunikimin, materiale zyrtare dhe udhëzime për koordinimin mes qendrës dhe degëve në terren.

Një tjetër element i rëndësishëm është evidentimi i angazhimit të anëtarëve dhe funksionarëve të partisë. Dokumenti parashikon që kontributet organizative dhe publike të regjistrohen në mënyrë të strukturuar, me synimin për të krijuar një sistem ku puna dhe angazhimi të marrin vlerësimin përkatës. “Agora PD” do të ketë gjithashtu një rol në monitorimin e rrjeteve sociale dhe analizimin e mediave, me fokus te shqetësimet dhe problematikat që qytetarët shprehin online. Synimi është që këto shqetësime të përkthehen në pjesë të axhendës politike të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Agora PD” shihet si një përpjekje për të ndryshuar mënyrën e funksionimit dhe komunikimit të opozitës, duke e afruar atë më shumë me bazën e partisë dhe me qytetarët. Paralelisht, edhe qeveria ka prezantuar së fundmi “Pasqyrë Albania”, një platformë e promovuar nga kryeministri Edi Rama si një instrument për një qeverisje më të lidhur me problematikat e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?