Berisha sqaron pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Kuvend sqaroi arsyen se pse deputetët demokratë votuan pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

I bindur se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, Berisha deklaroi se ndihen të detyruar që rekomandimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 11 majit të kthehen në ligj.

Po ashtu ai tha se reforma territoriale ishte një “anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisione për dy arsye:

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Në raporton e fundit damkosi si një farëse zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar që rekomandimet e drejta ti kthejnë në ligj, ndonëse deklarojmë se me Ramën shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë.

Reforma territoriale ishte një anti reformë që u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Rikujtoj që qarku i Gjirokastër me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milionë banorë, ka 4 njësi. Ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen.

Është vetëm vendimi i qytetarëve dhe përpjekja e opozitës për të kthyer votën e lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?