Beteja e shtetit me krimin
qëlizëm të thellë në sistemin e gjyqësorit po cënon çdo ditë e më shumë jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve Shqipetarë. Një pjesë e popullatës për shkak të kushteve të rënda ekonomike sociale janë kthyër në ujqër mbi njëri tjetrin duke vrarë vllai, vllain, motren, burrin, gruan e anasjelltas, një luftë brenda lloit që po terrizon e shfaros këdo që i del përpara. Këtë e tregon çdo ditë e më shumë rritja e numërit të krimeve në shkallë vëndi kundër jetës së përsonit, për motive që nga ato banalet, për shkak të pronës, për çeshtje nderi, dinjiteti, xhelozije, droge e prostitucioni të cilat janë kthyër në një sëmundje të rrëzikëshme për të gjithë.Dëshmi rrënqethëse është masakra e Tiranës së 4 Nëntorit e cila la gjurmë të thella në opinjonin Shqipetarë ku humbën jetën pa drejtësisht 4 bijë nënash nga dora gjakatare e një gangësteri.Fatkeqësisht sot tek ne vepron ligji i rrugës, ku të fortët lëvizin me makina të shtrëjta me xhama të zinjë, të armatosur deri në dhëmbë e që zbrazin pa hezitim karikatorët mbi jetë të pa fajëshme si dikurë kaubojsit e Amerikës së vjetër.Me gjthë përpjekjet e uniformave blu, për vëndosjen e rëndit e të qetësisë publike, Shqiperija u a kalon vëndeve të Bashkimit Europian për nga numëri i krimeve për 100 mijë banorë, duke u rënditur e para fundit mbas Kosovës në rajonin e vëndeve të Ballkanit prendimor, për nga rëndi e sigurija publike. Këtë e tregon numëri i 115 të vrarëve e mbi 67 të vetëvrarëve si dhe qindra të vdekur e të plagosur rrugëve tona automobilistike në shkallë kombetare në këtë 11 mujor, baras me nivelin e krimit në 2013-ten.. Sot një pjesë e brezit të ri e merr demokracinë si një hapsirë me liri të tepruar ku njerzit mundë të bëjnë ç’të duan, duke harruar se lirija e kujtëdo fillon aty ku mbaron e tjetrit dhe shkelja me të pa drejtë e sajë sjell frikë, kaos e tëndencë për të rivëndosur situatën me anën e forces e të dhunës.Edukimi me anë të negativizmit në shumë raste ka sjellë një rini të lokaleve, ku nata e ze nën trysninë e alkolit, tymosjes së duhanit e të hashashit.Fatkeqësisht po rritet një brez “jo i gjithi”, që s’njeh ligje, familje, fe e as shtet, mjafton që të ketë makina të shtrenjëta e ti bëjë karshillëk ligjit, prokurorit e shoqërisë. Në ndonjë rast qënja fëmijë deputeti, ministri, politikani a biznesmeni i favorizon akoma më shumë për të bërë punë të mbrapshta për shkak të shfrytëzimit të pa drejtë të pushtetit prindëror.Kjo ka bërë që elemëntë të veçantë të sillen si killëra, që të vrasin naten e të qajnë diten dhe gjyqët e tyre zgjasin pa mbarim deri sa për shkak të korrupsionit në gjykata dalin të pa fajshem e u bëjnë karshillëk viktimave të dorës së tyre kriminale. Ka nga ata që bëjnë të fortin e të heqin qafet pa ju trembur çerpiku me tritol C4 poshtë deres, makinës a biznesit, ku në shumë raste shteti struket frikshëm para tyre dhe politika vret kohen e saje të vyër me replika të një kulture varfanjake, që shpesh degjeneron në kacafytje gangsteresh.Jo rrallë, partitë marrin nën mbrojtje vrasësit, duke i konsideruar si hakmarrje politike dhe etika ka mbetur pa kod e pa zot.Kudo dëgjojmë një fjalor bastard, sjellje brutale rrugaçësh, fyërse të një mllëfi të pa zakontë i cili krijon hatërmbetje, arrogancë, agresivitet e vrasje.E megjthëse Strukturat e Policisë së Shtetit mundohen të krijojnë rënd e qetësi, pak punohet për ndërtimin e një strategjije të saktë në parandalimin e krimit si themra e Akilit në një demokraci funksionale, sepse politika fut hundët në punët e sajë për shkak të korrupsionit që egziston në sistemin e drejtësisë.Sot krimi ka marrë përmasa të reja si në shkallë kombëtare, rajonale e më gjërë.Luftës kundër tijë nga segmentet shtetrore, i kundërvihen elementë kriminal të stërvitur në kushtët e globalizmit, të armatosur me armët më moderne e të gatshëm të përhapin frikë e terror me mina me telekomandë duke marre jetë të pa fajëshme e shpesh vënë në pozitë të vështirë shtetin e së drejtës.Një pjesë e vrasjeve të ndodhura këto vitet e fundit po bëhën nga kriminelë me pagesë të cilët është vështirë të identifikohen, për shkak të levizjes së lirë që ka sjellë sistemi, çka bie në kundërshtim të plotë jo vetëm me ligjin por edhe me të drejtën tonë zakonore, ku vrasja e kryër merrej me pergjegjësi të plotë nga familja e autorit të krimit. Sot Policija e Shtetit përballet me një mori problemesh të vështira në komunitet, që nga ruajtja e qetsisë publike, shkelja e rregullave të qarkullimit e të lëvizjës së lirë të qytetarëve.Kultivimi, përdorja e shpërndarja e lëndëve narkotike.Dhuna e ashpër në familje.Problemet e pa zgjidhura ndër vite të pronës për shkak të ligjit famkeq 7501.Zaptimi i hapsirave urbane, ndërtimet pa leje dhe ato të keqadministrimit të teritori.Çeshtjet banale e deri tek ato të hakmarrjes e të gjakmarrjes.Dihet se beteja e luftes ndaj krimit varet nga puna e përkushtimi i policimit në komunitet.Sa herë ai ka çaluar, strukturat e luftës ndaj krimit janë gjunjëzuar.Rëndi e qetsija publike nuk varët nga numëri i policeve, por nga përkushtimi, profesionalizmi, kultura, anti militantizmi e infrastruktura e forcave të rendit.Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Shqiperija në vitin 2010 kishte 9760 polic ose 302 polic për 100 mijë banorë i mjaftushëm për një vënd me 2.8 miljon banorë.ky raport ka vazhduar deri në vitin 2013 ku numëri i policëve për 100 mijë banor ka rënë për shkak të politikave qeverisëse në 262 polic në 100 mijë banorë afërsisht sa vendet e tjera të rajonit.Me gjthë atë në 2015-ten ka gjasa të shtohën në buxhetin e shtetit pagesa edhe për 1087 polic të rinjë.Por kjo nuk e përmirson situatën e rëndit pa një rrevolucionarizim të gjith punës së policisë në komunitet.Kuptohet se prapa një qeverisje të keqe, në rezultat t&
euml; mungesës së bashkëpunimit ndër institucional e me shoqërinë civile, fshihet vetë rrënimi e kalbja e sistemit demokratik.Gjetja e urave lidhese e krijimi i klimës së mirkuptimit me të gjthë faktorët për thithjen e informacionit qytetarë nga uniformat policore, do të ndikonte në shkallë të konsideruëshme në parandalimin, zbulimin dhe vënjën në bankën e të akuzuarve të elementëve kriminal.Dihet se harmonizimi i kësajë fryme është më i lehtë në zonat rurale, për shkak të përbërjës së komunitetit, të ndërtuar deri diku mbi bazën e vllazërive e të farëfisnive, por më i vështirë në zonat urbane, sidomos në metropole, ku ajo heterogjene e komplikon së tepërmi situatën.Si do që të jetë, sështë aspak e këndshme kur mëndon se ka mjaft qytetarë në zonat urbanë që nuk dijnë emërin e policit që mbulon zonën dhe anasjelltas.Lufta ndaj krimit në komunitet nuk mundë të kuptohët pa futjen e punonjësit të rëndit në botën shpirtrore të pjestarëve që ka nën mbrojtje.Pa njohur thellë kulturën, zakonet, traditat e problematiken ekonomiko sociale, nuk mundë të evidentosh konfliktet e vjetra e të reja në hak marrje, të skedosh e të mbashë nën kontroll të plotë elementë me prirje kriminale, falë infrastrukturës së dobët që egziston në Shqiperi.Është për të ardhur keq se informacioni qytetarë nuk funksionon siç duhet edhe për shkak se salla operative e numërit 129 pa mohuar punën e sajë në disa raste është treguar indiferente ndaj kërkesave të qytetarëve duke mbjellë indiferentizëm e dëmtuar rëndë luftën parandaluese të krimit, gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mbrendëshme të japë masa disiplinore për 46 punonjës policije në detyrë në sallat operative në të gjitha qarqet e vendit.Sot policija Shqiptare për shkak të reformimit të gjithanëshëm është e trullosur në punën e sajë, pasi akoma egziston mentaliteti i militantizmit të zëvëndësimit të aftit me të pa zotin shkak i një partitizmi primitiv.Është fakt se uniformat blu kohët e fundit kanë patur rezultate në goditjen e elementëve kriminal e trafiqëvë të drogës e të prostitucionit, por hallakatja e tyre deri edhe në prerjen e lidhjeve te pa ligjëshme të energjisë, kopetence eksluzive e vete Entit të OSHEE, do të krijojë premisa të një pune pa bereqet, shumë e per lum e larguar forcat e rendit nga beteja për jetë a vdekje me elementët kriminal që po marrin për ditë jetë humane.Fatkeqësisht krimit në rritje nuk i përgjigjet plotsisht ndëshkimi nga organët e drejtësisë me gjithë forcën e ligjit.Dihet se ligjet dhe dekretet e Shtetetit sot nuk mungojnë.Duke qënë së jemi vënd kandidat i Bashkimit Europian, ku dënimi me vdekje është hequr, ligji për ndëshkimin e krimit i pasqyruar në Kodin e Procedurës Penale, nuk e luan siç duhet rrolin e tijë në parandalimin e krimit, por e favorizon më shumë atë.Autori i krimit nuk e shpagon plotësishtë vepren e tijë penale të kryër, sepse në momentin e bashkëpunimit me gjykatën, nga dënimi i tijë i përjetshëm i zbritet 1/3 e denimit duke kaluar në 25 vjet burg. Shto këtu korrupsionin avokat – gjykatës gjatë procesit të gjykimit dënimi ulet.Pas një mirsjellje në vëndin e vuajtjës së dënimit autori i një vepre penale del shpejt nga burgu dhe i bën karshillëk familjës së viktimës.Një gjë e tillë e bën qytetarin të humbasë besimin tëk Shteti i së Drejtës e kthimin e shikimit të tijë drejt vetgjyqësisë.Kjo ka bërë në shumë raste që disa autorë pasi kanë kryër kohën e vuajtjës së dënimit, sa kanë dalë nga burgu janë vrarë nga familjet e viktimave.Ka edhe nga ata që nga frika e ndonjë hakmarrje të mundëshme tentojnë të largohën e të fshihën në vëndet e Bashkimit Europianë e më gjërë.Siç shihet tëndenca e krimit në rritje dhe ndëshkimi i tijë në zbritje i jep frymë fënomenit të hakmarrjes e gjakmarrjes.Me të drejtë shtrohet pyetja.Çfarë i pengon ligjvendësit shqipetarë t’a ashpërsojnë Kodin e Procedurës Penale, më qëllim që edhe kurë autori i një vepre kriminale bashkpunon me drejtësinë, dënimi të mos jetë 25 vjet, por 40 vjet e lart.Një gjë e tillë do t’i sherbente më shumë parandalimit të veprave penale kundër jetës së përsonit apo kundër atyre të hakmarrjes e gjakmarrjes.
Letër e dërguar nga: Preng Cara