FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Beteja mes Moskës dhe Uashingtonit për Veriun e Kosovës

Gjatë ditës së sotme gazetat që konsiderohen se në Serbi janë të afërta me presidentin, Aleksander Vuçiç, kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë prapa vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç, lideri i SDP-së , i vrarë gjatë javës së kaluar në veri të Mitrovicës në zgjedhjet e kaluara lokale në Kosovë ishte linçuar nga Lista Serbe për tradhti ndaj shtetit serb dhe akuza të tjera të cilat shkuan në drejtim të tij.

Në numrin e sotëm të gazetës “Srpski telegraf”, e njohur si media pro Presidentit Vuciç, janë akuzuar SHBA-të për vrasjen e Ivanoviçit kinse duke cituar Agjencinë Shtetërore të Inteligjencës Amerikane të qëndrojë prapa këtij krimi, transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo gazetë citon ekspertin rus të shkencave politike, Leonid Savin, të ketë thënë që “CIA” do që të destabilizojë Serbinë dhe në këtë mënyrë të largojë ndikimin rus në Ballkan.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Alo!”, një tjetër tabloid pro-Vuçiçit, transmeton mesazhet nga Uashingtoni ku citohet deklarata e profesorit nga Universiteti i Uashingtonit, Edëard Joseph, të titulluar “Një vrasje mund të jetë pikërisht ajo çfarë i duhej Kosovës”, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta në Serbi për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?