Big Brother/ Damiano i pakënaqur nga liderët, Kei: Sikur janë terroristë!
Siç duket banorët e shtëpisë së Big Brother nuk janë të kënaqur me liderët e kësaj jave. Kështu, pas Danjelit dhe Fotinisë, Bernardi dhe Xheni siç duket nuk i kanë gjetur ‘telat’ me banorët.
Një nga banorët e pakënaqur është Damiano, i cili shqetësimin e tij ia shpreh Keit, por kjo e fundit i thotë se nuk ja vlen të diskutohet më për këtë temë.
Damiano mendon se Xheni dhe Benardi nuk po e menaxhojnë mirë, sidomos ushqimin edhe pse janë me buxhet të plotë.
“Isha duke ngrënë dhe vjen Vivi i thotë Xhenit që të marrë pak djathtë.
Xheni i tha merr pak se e kemi për gjithë javën”, i thotë ai.
Kei hyn në vallen e diskutimit. “Më duket sikur kemi liderë terroristë”, i thotë ajo.
“Kemi frikë të ulemi në tavolinë për të ngrënë, sinqerisht”, përforcon Damiano.