Bizneset shqiptare drejt Integrimit? Tabaku ngre alarmin: Veç 15% janë gati të përballojnë kostot që kërkon tregu i BE-së

Deputetja e PD, Jorida Tabaku flet për përgatitjen e dobët të bizneseve shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian, pikërisht në momentin kur qeveria po hyn në një tjetër fazë të negociatave pas kalimit të IBAR-it. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thotë se integrimi nuk mund të mbetet vetëm te miratimi i ligjeve në letër, ndërsa bizneset shqiptare nuk janë gati të përballojnë standardet dhe kostot që kërkon tregu europian.

Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve shqiptare, kryesisht ato prodhuese, janë realisht të përgatitura për procesin e integrimit. Pjesa tjetër, sipas Tabakut, rrezikon të mbetet jashtë garës për shkak të kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes. Tabaku flet për mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, investimet në teknologji dhe barrën financiare që, sipas saj, po u kalon qytetarëve dhe sipërmarrjes.

“Integrimi duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin. Duhej bërë analizë e kostove dhe përfitimeve, konsultime reale me sipërmarrjen dhe përgatitje konkrete për mënyrën se si legjislacioni europian do të ndikojë ekonominë shqiptare”,-shprehet ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?