Bllofi për President nga diaspora

Nga Denion  Meidani

Lexoj pak me keqardhje qe diaspora madje dhe studentet tane qe jetojne e studiojne jashte e kane besuar bllofin e zotit Rama qe kandidati per President mund te vi dhe nga rradhet e diaspores dhe natyrisht me interesin e vendit ne mendje po bejne dhe propozimet e tyre publike.

Por po te lexojme Kushtetuten e Republikes se Shqiperise e cila ne Nenin 86 pika 2 thote: “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.” kuptojme se kandidatet e mundshem duhet te kene jetuar te pakten 10 vitet e fundit ne Shqiperi.

Gjithesesi na mbetet t’i falenderojme figurat e shquara qe jetojne dhe punojne jashte Shqipërisë per kontributin dhe emrin e mire qe i japin Shqiperise ne vendet dhe komunitetet ku jetojne!

SHKARKO APP