Blushi: Rama e Meta në krizë me njëri-tjetrin, s’kanë marrëveshje për koalicionin

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi argumentoi gjatë një intervsite në News 24, se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dështuar për të patur një marrëveshje paraelektorale.

I pyetur për situatën brenda mazhorancës Blushi tha se: “E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin. Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t’i ketë votat vetë”.

Sipas Blushit, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI ose detyrohet të jetë opozita, ose nuk i duhet Rilindjes për qeverinë, pasi kjo e fundit do t’i ketë mandatet e nevojshme, që vijnë si rezultat i mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.

Pse mendoni ju se Meta do të bëhet president?

Unë nuk e kam thënë këtë gjë, sepse nuk e di. Por kam lexuar veprime amatoreske të Ramës dhe Metës. Dhe më keq se kaq, brutale dhe arbitrare. Këto janë në dëm të procesit. Raundi i parë i presidentit u dogj. Po kështu edhe raundi i sotëm u dogj. As solemnitet dhe prestigj nuk i dhanë këtij momenti. Kur një president zgjidhet njëherë në 5 vite. As nuk shkova fare. Një shumicë që thotë se ka votat nuk ka aftësinë t’i japë prestigj çështjes së presidentit. Të prezantojnë një kandidat e t’ia paraqesin njerëzve. Jo se nuk kanë një kandidat këta, po kërkojnë këtë ta lidhin me krizën e zgjedhjeve, gjejnë argumentin banal se po presin opozitën. Dhe në këtë mënyrë, gjejnë mundësinë që kërkesa e PD të bjerë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme s’ka vlerë kërkesa e PD. E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin. Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë pastaj. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme, se Rilindja do t’i ketë votat vetë.

SHKARKO APP