Bordi i Transparencës vulos çmimet e reja, Braçe: Mos vallë na kanë grabitur tek ky çmimi neto ”pa taksa” i naftës?

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar ashpër pasi Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet tavan për karburantet, duke vendosur që nafta të mos shitet më shumë se 203 lekë/litri, dhe benzina jo më shumë se 175 lekë/litri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se me këtë vendim të Bordit, çmimi i naftës u ul me 11–14 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës u ul me 24–27 lekë për litër. Ai hodhi pretendime për grabitje të shqiptarëve në çmimin “neto” të naftës pa taksat, duke kërkuar që të bëhet transparencë.

Reagimi i plotë

Çmimet e reja: Nafta deri në 203 lekë për litër; Benzina deri në 175 lekë për litër;

Swiss Digital Desktop Reklama

I vendosi bordi tani! Pra: Çmimi i naftës u ul menjëherë me 11–14 lekë për litër; Çmimi i benzinës u ul me 24–27 lekë për litër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam një pyetje: Çfarë ndodhi? Taksat nuk kanë ndryshuar, asnjëra; atëherë? E mbani mend ç’u thashë disa ditë më parë për çmimin neto të naftës – çmimin pa taksa të naftës? Ne kishim çmimin neto – pa taksa të naftës – më të lartë, më të shtrenjtin në rajon!

Pasi kjo u tha, Luixhi hodhi në sulm gjithë njerëzit e tij, madje edhe partitë rreth tij. Çfarë nuk thanë! Madje u rikthyen te premtimi i PS, të cilin unë e kam bërë të njohur dhe zbatuar për shtatë vite me radhë për naftën e bujqve pa akcizë – në fakt po jepet fals, pra pa lekë, jo pa akcizë.

Në çdo rast, pyetja që meriton transparencë është: Në këtë model mizerabel të tregut që kemi, mos valle na kanë grabitur aty tek çmimi neto – pa taksa – i naftës dhe benzinës?

Mos valle e gjithë narativa politike dhe mediatike, e mbështetur vetëm tek taksat, ka fshehur të vërtetën me çmimin neto – pa taksa – të naftës dhe benzinës dhe ka synuar ta mbyse këtë të vërtetë? Mu siç ka mbytur konkurrencën?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?