“Borëbardha” siberiane pa pigment, më e kërkuara nga agjencitë e modelingut
Një vajzë albin me flokë dhe lëkurë ngjyrë porcelani të zbehtë, e cila ka marrë nofkën “Borëbardha” , ka marrë qindra oferta nga agjensitë e modelimit. 8 vjeçarja e quajtur Nariyana ka lindur në Yakutia në Siberi, ndërsa të gjitha anëtarët e familjes së saj kanë flokë të zeza. Mediat lokale e kanë përshkruar Naryanën si një “bionde të habitshme” me lëkurë “si porcelani”, por pavarësisht nga kërkesat e shumta nga agjensitë e modelimit dhe të reklamave, nëna e saj nuk dëshiron që karriera e vajzës të fillojë që tani. Fotografitë e “Borëbardhës” siberiane janë fokusuar në tiparet e saj të zbehta, duke përfshirë edhe kontrastin midis saj dhe motrës 14-vjeçare Karina, e cila ka flokë të errët si pjesa tjetër e familjes me karakteristika të Yakuts. Prindërit e vogëlushes Elena dhe Albert, thonë se Nariyana është fëmija i parë albin nga të dyja familjet. Elena ka treguar se vajza e saj është e tërhequr pas modelingut por për tani po fokusohet tek hobet e tjera , si vallëzimi dhe vizatimi. “Kur të rritet vajza do të zgjedhë nëse dëshiron të jetë modele ose jo”- ka thënë ajo. Fotografi Vladim Rufov ka treguar se Nariyana është vajza më e pazakonshme që ka njohur. “Është artiste e pabesueshme, ajo shpenzoi dy orë vetëm duke pozuar për mua. Pas takimit të dytë filloi të më fliste sikur njiheshim prej kohësh. Sytë e saj shkëlqejnë në fotografi dhe unë jam një adhurues i këtij seti”, tregoi ai.