Brryli apo Bërryli? Ndërhyn Ledi Shamku
Nga Ledi Shamku
Lexova nje polemike te shkurter per kete instalacion ne zonen e Tiranes qe mban te njejtin emer. Duhej shkruar "brryli", pra sic eshte, apo "bërryli", sipas drejtshkrimit. Diskutimet bejne gjithnje mire, se lene hapur shtegun e ftillimeve; afermendsh "ofshamat" per bjerrje gjuhe nuk jane pjese e mendimit kritik shkencor.
Atehere, po i hyj nje arsyetimi te shkurter gjuhesor.
"Brryli" ne kete rast nuk eshte nje emer i pergjithshem i gjuhes shqipe, por ka funksionin e nje MIKROTOPONIMI (emer zone). Si i tille, ai duhet t'i permbahet jo drejtshkrimit, por menyres se si e therrasin vendasit, dhe ky eshte kriter paresor per shkrimin e toponimise, e cila eshte dorezane e kujteses historike dhe gjuhesore. Nuk normohen toponimet dhe kjo eshte praktike e te gjitha legjislacioneve kulturore europiane qe i konsideron toponimet si deshmitare te kujteses kolektive. Keshtu: duke udhetuar drejt jugut te Shqiperise, gjejme toponimin Trevllazën dhe jo Trevëllezër sic (ruajna Zot mund t'i tekej ta normonte dikush). Drejt veriut gjejme Rana e hedhun (jo Rëra e hedhur). Rruges per ne Kruje kemi Prroj Fokes (jo Perroi i Fokes). Sapo dalim nga Tirana gjejme Gjola (jo Gjol). Duke marre te perpjeten e Malsise se Madhe (apo edhe prane Velipojes), hasim ne Rrjoll (jo ne Rrjedhë sic do te "drejtshkrimohej". Dhe lista vijon e gjate. E gjate eshte lista e i shkurter eshte parimi: toponimet dhe mikrotoponimet, edhe ne qofshin emra te pergjithshem te gjuhes shqipe, NUK i nenshtrohen normimit por vullnetit kolektiv emertues, pikerisht se duhet te ruajne kujtesen e bashkesise. Pra shkurt e shqip: "Brryli" eshte shkruar suç duhet.
Tani edhe nje kersheri tjeter nga nje gjuhetare: Mqs po i referohemi drejtshkrimit te fjales "berryli", duke u ankuar se po humbiskemi ate cka shekujt dhe perpjekjet ruajten, dua t'ju bej me dije, se pikerisht per hir te ruajtjes, Çabej ka pasur nje polemike te forte ne Kongresin e Drejtshkrimit per formen e sakte te kesaj fjale. Çabej ngulmoi qe te shkruhej "bryli" dhe jo "bërryli", pikerisht per hir te etimologjise se fjales, pra te ruajtjes se shekujve sic po thone. Argumenti i albanistit ishte ngaqe ne rrenje te fjales "bryl" qendron fjala shqipe "ber" qe don te thote "hark" (ber eshte fjale trungu e shqipes qe na del pershembull te "beri i ures" = "harku i ures". Dhe njimend eshte pikerisht ajo pjese ku krahu ben hark, ose shqip: ber. Mandej -yl (ul) eshte nje prapashtese voglore (zvogeluese). Fjale per fjale "bryl" dmth hark i vogel, sikunder edhe eshte. Ngulmi i Cabejt nuk u mor parasysh nga Kongresi, por ne shkrimet e tij ai vijoi gjithe jeten ta shmange m vetedije formen e vendosur "bërryl", duke shkruar gjithnje "bryl" sic mund te qemtohet ne shkrimet e tij. Ja pra qe edhe drejtshkrimi, i cilu nuk mund te zbatohet te toponimet, edhe drejtshkrimi i referuar pra paska edhe ai hallet e veta.
Dhe se fundmi, nje ftese e hapur per kryetarin e bashkise se Tiranes: siç po bejne te gjitha vendet europiane rrotull nesh, mendoj se edhe Bashkia mund te ndermarre nje studim dhe ripozicionim te gjithe mikrotoponimeve te Tiranes me rrethina, sa s'jane shuar krejt ata qe i kujtojne. Pikerisht per hir te ruajtjes se kujteses kolektive. Dhe natyrisht te padrejtshkrimuara.