BSH: Investimet e huaja shënuan vlerën 590.6 milionë euro

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare deri në fund të muajit shtator 2014, rreth 590.6 milionë euro, ose 117 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ekspertët e ekonomisë e shpjegojnë faktin e rënies së Investimeve të Huaja direkt me situatën që po kalon edhe ekonomia e eurozonës. Italia, një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, është zyrtarisht në recesion për herën e tretë, ndërkohë që të dhënat e fundit mbi ecurinë e çmimeve kanë shtuar frikën se e gjithë eurozona mund të rrëshqasë sërish në krizë. Megjithatë referuar dhe ekspertëve të FMN, gjatë misionit të fundit në Tiranë, edhe pse nuk i kanë ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, rreziqet nga ambienti i jashtëm për ekonominë janë rritur. Qeveria pret që rritja ekonomike të rikthehet këtë vit në 2 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të përshpejtohet më tej.

SHKARKO APP