BSH: Kartat bankare, arrijnë në 900 mijë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të tremujorit të tretë 2014, numri i kartave bankare aktive ka arritur në pothuajse 900 mijë, në rritje me 11% që nga fillimi i vitit. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i kartave bankare është rritur me 58%, si pasqyrim i rritjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave bankare nga publiku shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë 2014, numri i kartave të kreditit arriti në 74 mijë, ndërsa në harkun e pesë viteve të fundit numri i kartave të kreditit është rritur me 3.2 herë. Kartat e kreditit janë një tregues më domethënës, duke qenë se janë produkte më të avancuara. Përmes tyre, klienti merr paraprakisht një linjë të hapur kredie nga banka për kryerjen e pagesave direkte apo për tërheqje, duke i shlyer ato më vonë në kohë. Sidoqoftë, përdorimi i kartave ngelet ende i dominuar në operacionet më të thjeshta, që janë tërheqjet e parave cash nga bankomatet. Nga afro 100 miliardë lekë veprime me karta gjatë 9 muajve të këtij viti, rreth 92% janë tërheqje cash. Ekspertët e pagesave mendojnë se rritja e përdorimit të pagesave direkte sjellë përfitime praktike dhe ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?