Çfarë janë armët kimike dhe llojet e tyre?!

Kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh se në disa vende në konflikt lufte kanë ndodhur sulme me armë kimike. Por çfarë janë armët kimike dhe se si mund të vdesë njeriu si pasojë e këtyre sulmeve. Le të flasim për vrasjen që shkakton  përdorimi i armëve kimike, të cilat veprojnë  drejtpërdrejtë mbi organizmin e njerëzve dhe duke ndikuar në mosfunksionimin e organeve vitale dhe që çojnë deri në vdekje. Kjo është një nga format më të frikshme të vrasjes në ditët e sotme.

Vdekja nga armët kimike është e ngadalshme dhe në duhet të kuptojmë se si mund të shpëtojmë prej tyre dhe se si mund të mbrohemi. Mes llojeve të armëve kimike, janë ato që shkaktojnë acarim të lëkurës. Ato dëmtojnë lëkurën në përgjithësi, mukozën dhe irriton lëkurën në të gjithë trupin. Gjithsesi nuk sjell vdekje.

Një lloj tjetër  është arma kimike që shkakton lot nga sytë  dhe irritim të tyre. Pastaj ka edhe armë kimike që shkaktojnë helmim të mushkërive që parandalojnë frymëmarrjen dhe në një kohë të shkurtër sjell vdekjen. Helmi ka shkuar në gjak dhe bën që trupi të mos përdorë oksigjenin që merret nga mushkëritë. Këtu kemi të bëjmë me një vdekje që vjen nga asfiksia, një nga më të këqijat që është verifikuar deri më tani në kampet e përqendrimit në Luftën e Dytë Botërore.

Në fund është kategoria e gazit nervin, që bllokon kalimin e impulseve nervore duke shkaktuar mosfunksionim të organeve të shumta të njeriut. Këtu përfshihet të vjellat, mungesa e frymëmarrjes, shkumë nga goja, paralizë të muskujve të trupit dhe që bllokon urinimin dhe jashtëqitjen. Kjo është konsideruar si një nga armët më të frikshme në botë dhe thuhet se është përdorur në Siri, ku vdiqën shumë persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Gazi nervin është i ndaluar n të gjithë botën.

Armët kimike janë implimentuar edhe në bomba që nuk janë zhdukur, siç thuhej në të kaluarën, por përkundrazi ka vijuar testimi i tyre. Kur një bombë bërthamore shpërthen, agjentët e gazit kimik shpërndahen në një rreth të gjerë, duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve. Kjo është sfida me e frikshme që bot apo përballet sot.

SHKARKO APP