Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë problemi ka me protestat? Rama për intervistën nga Ivanka Trump: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas

Lajme E premte, 12 Qershor 2026 15:00
Çfarë problemi ka me protestat? Rama për intervistën nga Ivanka Trump: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë në ”Shqipëria Live”, ku u ndal te protestat e vazhdueshme në Tiranë, duke u shprehur se ato nuk janë një matje force, ndërsa shtoi se do të respektojë ‘kontratën’ që ka me shqiptarët, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara.

”Mbase e nxjerrë nga konteksti kjo gjë, duket sikur unë kam pasur një dilemë. Nuk ishte dilemë, por mundësi në kushtet kur gjërat që jam këtu bëhen të pamundura. Në rast se e flasim konkretisht, unë kam një kontratë me shqiptarët dhe do e respektoj deri në fund. Nuk diskutohet. Çfarë problemi ka që ndodhin protestat në lidhje me atë që thashë? Protestat janë pjesë e jetës demokratike në një vend të lirë. Protestat nuk janë matje force dhe as nuk maten me numra në kuptimin që pavarësisht se numrat mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, por maten me qëllime, kauzën dhe kërkesat. Fakti që unë dhe PS jemi votuar me një shumicë, e cila është shumë domethënëse, nuk e përjashton faktin që një pjesë e njerëzve jetojnë në këtë vend, kanë një opinion tjetër dhe duan ta shprehin. Këto janë dy gjëra që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën”,-tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Para 3 orësh
Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Para 3 orësh
Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Para 5 orësh

Krzeministri foli edhe për protestën e qytetarëve dhe festën e 35-vjetorit të PS-së që do të mbahen në të njëjtën orë. ”Më vjen shumë keq por së pari kemi planifikuar të gjithë këto muaj, kohë më përpara se të shfaqej kjo protestë. 12 qershori është lindja e PS, nuk e spostonin dot ditëlindjen se ka protestë. Ora është e përshtatshme për faktin se nuk jemi më në temperaturat e mëparshëm dhe nuk mund tu kërkoj njerëzve të mblidhen në pikë të diellit. Ne do të mbarojmë shumë me shpejt. Nuk ka këtu as provokim, as përballje, kjo është jeta demokratike”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Intervista e vajzës së presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump për ishullin e Sazanit ka shkaktuar debat jo vetëm në Shqipëri. Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se nëse Ivanka Trump do të kishte marrë ishullin, do duhej të kishte ndodhur një proces.

Rama: Këtu jemi në kushtet e një situate që ka shpërthyer me plot të drejtë nga një akt i hatashëm në barbarinë e vet, dhe pastaj ka vazhduar me shqetësimin real për çështjet e mjedisit dhe është transformuar në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sikur unë t’i bëja atyre që qarkullojnë lart e poshtë dhe u bëhet jehonë në ekrane, edhe unë do isha revoltuar dhe do isha duke protestuar. Po të kisha interesimin për mjedisin, do protestoja për mjedisin.

Pyetje: Kujt i besuat kontrollin?

Rama: S’kam nevojë unë t’i besoj kontrollin e situatës dikujt; politika ka bërë detyrën e vet dhe e kanë bërë në një mënyrë për t’u respektuar.

Pyetje: Doja të dija reagimin, si e vutë në kontroll situatën…

Rama: Qytetarët janë të lirë të bëjnë ç’të duan sa kohë respektojnë sigurinë dhe qetësinë e të tjerëve.

Pyetje: Një video që u bë virale ka qenë intervista e Ivanka Trump e cila shpjegon si e ka njohur Zvërnecin për herë të parë. Kaq e thjeshtë ishte negociata?

Rama: Ju po talleni. Me kë po talleni? Me veten, publikun, me vendin, me kë po talleni? Që thoni “kaq e thjeshtë ishte”, çfarë është kjo? Me kë talleni ju? Me njerëzit që ju ndjekin dhe informohen? Apo talleni me veten?

Pyetje: Intervista është virale dhe zonja tregon si është “dashuruar” me Zvërnecin.

Rama: Ju nuk thatë këtë. Ju thatë “kaq e lehtë ishte”. Çfarë mori? Kë mori?

Pyetje: Zvërnecin për të investuar.

Rama: Si e mori? Në çfarë forme? Unë duhet të provoj ty…

Pyetje: Jo mua, shqiptarët.

Rama: Ti ngre në hava një budallallëk dhe duhet të shpjegoj që s’e ka marrë. Është skandaloze kjo që bëni me shqiptarët dhe me ata që janë në protestë.

Pyetje: A është budallallëk intervista e saj?

Rama: Po të kishte marrë zonja në fjalë ishullin, do duhej të kishte ndodhur një proces, sepse në Shqipëri, pavarësisht si funksionon imagjinari kolektiv, nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas. S’ka si të ndodhë. Sot nuk kemi një konkluzion me Sazanin, pasi jemi duke negociuar. Juve dhe shumë si ju nuk ju intereson e vërteta.

Pyetje: Na intereson, ju thoni që po them budallallëqe.

Rama: Se çfarë po pyesni ju, e dëgjova me vëmendje dhe pyetja ime është budallallëk masiv.

Pyetje: S’ka pyetje naive. Po kërkoj përgjigje për atë që po thotë zonja.

Rama: Ju falënderoj shumë për mundësinë… mendova që do ishte me interes që njerëzit të dëgjonin. Ju nuk keni interes që njerëzit të dëgjojnë. Tani do flas unë.

Pyetje: I drejtoj unë pyetjet.

Rama: Ju abuzuat të drejtën tuaj.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 3 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 3 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 3 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 2 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 2 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 5 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.