Civici: Ulja e normave të interesit, shtohen kreditë në lekë
Ndryshe nga tendenca e viteve të mëparshme, kur individët dhe bizneset preferonin kredinë në euro për shkak të normave më të ulëta të interesit, tashmë po ndodh e kundërta. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici pohon se ulja e normave të interesit ka bërë që muajt e fundit të shtohen kërkesat për kredinë në lekë. Gjatë vitit të fundit, pas në një dekade kreditë me probleme janë ulur në nivel historik, duke arritur nga 18.2% në dhjetor të vitit të kaluar në 15.8%. Sa i takon rritjes ekonomike, Civici sqaron se ndikim pozitiv kanë pasur dy investimet e huaja si TAP dhe HEC-i i Devollit.
Ulja e normave të interesit ka bërë që gjatë vitit të fundit ndryshe nga tendenca për kredi në euro, të shtohen kërkesat për kredi në lekë. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, thotë per Ora News se një nga një nga arsyet e rritjes së kredisë në lekë është barazimi i normave të interesit për kredinë në euro dhe në lekë.
Civici: “Kjo është një tendencë që tashmë po provohet prej disa muajsh, ndoshta edhe 2 vitet e fundit. Së pari, përqindjet e interesave të kredisë në euro dhe në lekë pothuajse po barazohen dhe nuk ka ndonjë arsye që njerëzit të preferojnë euron në vend të lekut siç e kanë preferuar deri tani. Së dyti, rekomandimi i dhënë vazhdimisht kur një person ose biznes të ardhruat kryesore të aktivitetit të tij i ka në lekë, mirë është që edhe kredinë ta marri në lekë në mënyrë që të shmangi efektet e krusit të këmbimit”
Pas më shumë se një dekade, kreditë e këqija janë ulur në nivel historik nga 18.2% në dhjetor të vitit të kaluar në 15.8%, duke e çuar Shqipërinë në të njëjtin nivel me vendet fqinje.
Civici: “Kanë ndikuar të paktën dy arsye kryesore. Së pari, fshirja nga bilancet e bankave të një pjese të kredive të këqija. Bëhet fjalë për ato kredi që kanë 3 vjet ose më shumë që janë pothuajse të humbura ose nuk paguhen. Nga ana tjetër, si pasojë e ristrukturimit të kredisë që kanë pasur më shumë nga 30 bizneset e mëdha që përbënin dhe kreditorët kryesor të këqij të një ose para 2 vjetësh ka bërë që ne sot të kemi këtë shifër rreth 15.8% të kredive me probleme”
Për Civicin, rritja ekonomike prej 3.94% e 3-mujorit të parë, është një tregues pozitiv që në vitin 2017, ekonomia shqiptare mund ta kalojë shifrën 3.5%. Ndikim pozitiv në këtë rritje kanë pasur dy investimet e huaja si TAP-i dhe Hidrocentrali i Devollit.
Civici: “Kjo mund të shikohet edhe si një sinjal pozitiv që në 2017-n ekonomia shqiptare mund ta kalojë rritjen ekonomike në nivelin e 3.5%. Efekt pozitiv kanë pasur dy më kryesoret që është TAP dhe Hidrocentrali i Devollit, që janë dy nga investimet më të mëdha që janë në fazën më intensive të realizimit të investimit të tyre”
Sa i takon pozitës së monedhës europiane, Civici thotë se euro do vijojë të jetë e dobët, pasi veç fushtatës zgjedhore, sërish sasia e euros në qarkullim do të jetë e lartë për shkak edhe të sezonit veror.