Damian Gjiknuri: Të hapur për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike,  Damian Gjiknuri, deklaroi se Partia Socialiste është e gatshme të diskutojë ndryshimin e sistemit zgjedhor, në kuadër të punës së komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat pas ngritjes së komisionit,  Gjiknuri theksoi se çdo propozim është i hapur për diskutim:

“Herën e fundit ne e ndryshuam sistemin zgjedhor bazuar kryesisht në kërkesat e PD-së,  sepse edhe ndryshimi i formulimit dhe përbërjes së listës zgjedhore, një pjesë të mbyllur, një pjesë të hapur, është pjesë e sistemit zgjedhor. Ne jemi të hapur për të gjykuar çfarë do të jetë varianti më i mirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për mundësinë e depolitizimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),  Gjiknuri tha se nuk ka një opinion të formuar për këtë çështje, por theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore ka qenë një kërkesë e hershme e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi arritur një formulë kompromisi në vitin 2020 me PD-në,  fatkeqësisht nuk u realizua,  por kemi një bazë të mirë solide. Ndërsa KQZ në vetvete është një organ në dukje i depolitizuar. Anëtarët e saj nuk hiqen dhe emërohen nga partitë politike,  kanë një mandat të përcaktuar në ligj, kështu që puna e tyre funksionon në mënyrë të pavarur.”

Ai shtoi se,  pavarësisht ndikimeve të mundshme politike,  vendimmarrja duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?