Dardanët drejt humbjes, Sllovakia rikthen avantazhin ndaj Kosovës në minutën e 45-të

Sllovakia rikthen avantazhin ndaj Kosovës në minutën e 45-të! Haraslin shënoi golin e dytë për vendasit, duke mposhtur portierin Arijanet Muriqi . Me këtë gol, Sllovakia shkon 2-1 në rezultatin e pjesës së parë, duke vënë presion mbi Kosovën që duhet të reagojë në pjesën e dytë për të kërkuar barazimin. Ndeshja mbetet e hapur dhe emocionuese për tifozët. Kosova përballet me Sllovakinë në stadiumin “Tehelné pole”, në një sfidë që përcakton fatin e grupit tonë kualifikues për Kampionatin Botëror. Me një grup lojtarësh në formë të lartë, ekipi ynë kombëtar kërkon të shkruajë historinë sonte. Në portë do të jetë Muriç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Dellova, Hajrizi, Hajdari dhe Gallapeni. Në mesfushë Hoxha dhe Rexhbecaj, do të mbështeten nga krahët Vojvoda dhe Muslija, ndërsa në krye të sulmit do të luajnë Asllani dhe Muriqi.

Rezultati Live:

Sllovaki 2-1 Kosovë

Swiss Digital Desktop Reklama

Valjent 6′, Harsalin 45′ / Hoxha 21′

Swiss Digital Mobile Reklama

Komenti Live:

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Gol Sllovakia 2-1/ Harsalin hedh një krosim në zonë, por topi nuk devijohet nga askush dhe shkon në rrjetë.

42′ Rast për t’u harruar nga Sllovakia. Sfida vijon me barazim.

39′ Muriç kontrollon pa problem goditjen qëndrore të kapitenit Lobotka nga Sllovakia.

37′ Haraslin flirton me një supergol te Sllovakia. Goditja nga distanca gjen shtyllën e jashtme.

32′ Sllovakia shfaqet rrezikshëm. Hancko godet drejt portës, ndërsa Muriç pret.

21′ GOOOL KOSOVA 1-1/ Hoxha godet me të djathtën jashtë zonës dhe tund rrjetën e vendasve duke rikthyer baraspeshën.

14′ Kosova pranë golit. Muriqi nuk përfiton pas goditjes së Vojvodës. Drithërima te Sllovakia.

18′ Hajrizi ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.

12′ Muriqi provon me kokë, por pa rrezikshmëri për sllovakët.

6′ Gol Sllovakia 1-0/ Valjent godet me kokë dhe tund rrjetën e Muriç.

1′ Nis sfida në Bratislavë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?