Darka e fundit e Titanik-ut/ Menyja që u shërbye para mbytjes së anijes
Për të nderuar 105 vjetorin e mbytjes së anijes më të madhe të atyre kohërave, Titanik, “Spring House Restaurant Kitchen & Bar”, në Karolinën e Veriut ri solli edhe një herë menynë që u shtrua natën e fundit në restorantin e klasit të parë në anije.
Të ftuarit që shijuan menynë prej 10 pjatash, ishin gjithsej 20 persona, të cilët shefi i kuzhinës tha se i kishte zgjedhur me shumë kujdes. Menyja përmbante mish qengji, mish rose, biftekë të ndryshëm, bizele, dy lloje patatesh, oriz dhe karota. Sigurisht tetë lloje të ndryshme verash dhe dy lloje ëmbëlsirash shkuan People.
Menuja e përdorur është gjetur në internet nga shefi i kuzhinës, me një kujdes të madh janë zgjedhur dhe llojet e verërave, që sipas kërkimeve të tyre kishin qenë të gjitha verëra franceze.
Darka u zhvillua më 15 prill të 2017 dhe kushtoi 125 dollarë për person ndërsa në vitin 1912 kjo meny kushtonte 88 mijë dollarë kjo sipas biznesmenit njujorkez, Abraham Lincoln Salomon, i cili ka qenë prezent në natën fatale por arriti të shpëtonte duke hipur në një nga varkat e vogla të shpëtimit.