Delegacioni i PD në Bundestag, Bardhi: Na duhet një qeveri për integrimin europian
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut deputetja Jorida Tabaku, dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Berlin, ku janë takuar me deputetin e Bundestagut Knut Abraham.
Sipas Bardhit, ai është një njohës i mirë i Shqipërisë dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të vendit tonë në BE. Gjatë takimit, Bardhi ka deklaruar se deputetët e PD-së kanë theksuar se standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash.
”Takim në Berlin me deputetin e Bundestagut, Knut Abraham. Folëm hapur për procesin e integrimit europian dhe ku ndodhet realisht Shqipëria sot. E vërteta është që standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash. Dhe këtu kemi problem serioz.
Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit europian. Prandaj, mesazhi ynë në Berlin është i qartë: Shqipërisë i duhet ndryshimi: zgjedhje të lira dhe një qeveri që punon për Europën, jo kundër saj”,-shkruan Bardhi në rrjetet sociale për takimin.
KOHA JONË SONDAZH

