
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve dhe mbetet në garë për të tretin. Sipas Ballës, koalicioni ka marrë 27.230 vota në rezultatet paraprake, një rezultat që ai ia atribuon bashkimit politik të shqiptarëve në Serbi.
”Sapo e urova kolegun dhe mikun Shaip Kamberi për rizgjedhjen deputet si prijës i listës shqiptare të bashkuar. Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin.
Sipas rezultateve preliminare të mbrëmshme “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”,-shkruan Balla.
