Deputeti Braçe dënon dhunën në protestën e Berishës: Përpjekje për të vrarë policët në detyrë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë

Tiranë, sot – oborri i Kuvendit të Republikës. Kjo nuk është më protestë, e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta nuk janë më protestues, në të drejtën e tyre dhe të mbrojtur nga ligji. Kjo është një përpjekje për të vrarë shërbyes të shtetit – policë të Shtetit në detyrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shihini pamjet! Ka prova më shumë se kaq! Nëse policia dhe drejtësia e falin këtë përpjekje për të vrarë, ashtu siç është toleruar çdo herë në 12 vite,

atëherë kjo është tradhti shumë e madhe ndaj atyre burrave dhe grave të ndershëm që po mbrojnë shtetin, shtetin e shqiptarëve, jo të partive dhe as të politikanëve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?