Deputeti Erald Kapri: Partia ”Mundësia” pro Florian Binajt, opozita duhet ta mbështesë në Tiranë
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri thotë se forca politike që ai përfaqëson do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me kandidatët e saj, por edhe me mbështetje për figura që vijnë jashtë politikës tradicionale. Kapri solli si shembull rastin e Florian Binaj, për të cilin tha se krijoi interes dhe frymë të re te qytetarët.
”Ne do të futemi në zgjedhjet lokale me kandidatët tanë. Kur të shohim kandidatë potencialë do t’i mbështesim. Ndodhi me Florian Binajn, që ne e mbështetëm. Ishte një kandidat që nuk vinte nga politika e 35 viteve”, u shpreh ai.
Sipas Kaprit, ende nuk dihet nëse Binaj do të jetë sërish një alternativë në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij “po flitet se duan kandidat politik”, por theksoi se mbështetja për kandidatë jashtë establishmentit do të vijojë.
Gjatë intervistës në News24, Kapri hodhi akuza edhe ndaj mazhorancës për funksionimin e Kuvendit. Ai tha se interpelanca për projektin Thumanë-Kashar është dorëzuar disa herë, por nuk është lejuar të zhvillohet.
KOHA JONË SONDAZH

