Deputeti i PD: Shenjë e keqe… negociatat mes Ramës dhe Bashës pritet të dështojnë

Mbërrijnë sinjalet e para për dështimin e negociatave që pritet të zhvillohen sot pasdite mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës.

Deputeti i PD Luçiano Boçi deklaron se përfshirja e eurodeputetit Knut Flekenstein si shoqërues i negociatorit David Mc Allister nuk lë një shije të mirë. I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Luçiano Boçi gjatë debatit me deputetin e PS-së Ervin Bushati, deklaroi se kjo situatë nuk duket fare normale.

“Fakti që Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës kjo do të thotë që kjo ndryshojë linja e bisedimeve. Por PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat do dështojnë”,- tha Boçi.

Sipas tij, janë disa pyetje që bëhen në këtë sitautë nëse Flekenstein do jetë pjesë e negociatave: Kush e kërkoi ta jetë pjesë e negocimeve? Cilët ishin ata që vendosën ta përfshijnë atë në negociata? Përse duhet që Flekenstein të jetë doemos bashkë me Mc Allister? Edhe pse deputeti demokrat sqaroi se ky është një mendim I tij personal, duket se mbajtja e pozicionit të kërkesës për qeveri teknike e I bën negociatat të dështuara.

Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane David Mc Allister pritet të mbërrijë sot në Tiranë orën 16.00 si negociator mes Ramës dhe Bashës por ndryshe nga çfarë ishte thënë deri një ditë më parë, atë pritete ta shoqërojë eurodeputeti Knut Flekenstein.

SHKARKO APP