Deputetja e PD-së refuzon të bëhet pjesë e Sekretarisë së Përkohshme në Kuvend

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë ka formuar Sekretarinë e Përkohshme, siç parashikohet nga rregullorja, me pjesëmarrjen e tre deputeteve më të reja. Mariana Koçeku dhe Zegjine Caushi, përfaqësuese të Partisë Socialiste, janë ulur në vendet e tyre përkatëse, por deputetja demokrate Klodiana Çapja ka vendosur të mos i bashkohet këtij formati.

Me këtë vendim, Çapja ka bojkotuar detyrën që i takon në mënyrë automatike bazuar në përbërjen e re të Kuvendit, duke dërguar një sinjal politik në një moment kur pritet zgjedhja e byrosë së re parlamentare.

Refuzimi i saj për të marrë pjesë në Sekretarinë e Përkohshme shihet si një veprim simbolik që ndjek linjën e qëndrimeve kritike të Partisë Demokratike ndaj zhvillimeve të fundit në jetën parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?