Deputetja e PD, Tabaku: Tendera pa garë, ligje me porosi dhe fasada digjitale

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se një pjesë e madhe e tenderave publikë jepen pa konkurrencë të vërtetë. Tabaku shkruan se rreth 1 në 2 tendera publikë zhvillohen pa garë reale, ndërsa shumica e fondeve publike përfundojnë tek një numër i kufizuar kompanish që, sipas saj, kanë përfituar prej vitesh nga kontratat shtetërore.

Postimi i plotë

Shifrat e prokurimeve publike janë më kokëforta se propaganda. 1 në 2 tendera publikë jepet pa garë reale. Nga pjesa tjetër, shumica e parave përfundon tek një pakicë kompanish që qarkullojnë fondet publike prej vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë projektet më të mëdha të vendit kalojnë me ligje speciale, PPP, koncesione apo “investitorë strategjikë”, shpesh në kundërshtim me frymën e MSA-së dhe parimet e konkurrencës së lirë të BE. Portet turistike strategjike janë kapitulli më i ri i këtij modeli: prona publike dhe infrastruktura strategjike transferohen pa garë reale dhe pa standarde të barabarta tregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe problemi nuk zgjidhet duke i vendosur sistemit emra si “AI”, “Diella”, AKSHI apo EA Solution. Sepse kur sistemi politik prodhon klientelizëm, favorizim dhe ligje me porosi, ai prodhon automatikisht edhe “viruse” që infektojnë çdo teknologji. Inteligjenca artificiale nuk mund të krijojë transparencë aty ku mungon vullneti politik për konkurrencë reale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?