Dëshmia e Metës për ”21 Janarin”: Shërbimet e huaja më thanë se…

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij.

Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Avokati tha se sipas Metës, këto informacione shërbimet e huaja ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?