Dibra në nevojë për gjinekolog, vetëm 1 për 20 mijë qytetarë

Europa ka hapur rrugët për shumë mjekë dhe infermierë, por komuna e Dibrës është në nevojë për gjinekologë, pasi aktualisht shërben vetëm një për 20 mijë banorë.

“Kushtet nuk janë të këqija, por ka mungesë të personelit mjekësor. Ne e kemi detyrë që gratë shtatëzëne t’i orientojmë në Strugë dhe Shkup për të lindur.

Përveç se nuk ka gjinekologë, këtu nuk ka as anesteziolog e as personel tjetër që lidhet me lindjen. Në Strugë, spitali i ka këto burime njerzore dhe për këtë shumica e grave lindin atje.” thotë Argëtim Fida, mjek gjinekolog.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm vitin e kaluar, 125 gra nga kjo komunë kanë lindur në Strugë për shkak se mungon mjeku gjinekolog.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?