Dita e Fjetjes së Shën Mërisë, Rama uron besimtarët katolikë: Një festë të bekuar

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë, e cila kremtohet më 15 gusht.

Përmes një postimi, Rama ka uruar besimtarët në këtë ditë të shenjtë, duke shkruar: “Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar”.

15 gushti është një nga festat më të rëndësishme të traditës së krishterë dhe njihet në traditën ortodokse si Fjetja e Hyjlindëses. Në Shqipëri, kjo ditë shoqërohet me pelegrinazhe dhe kremtime në shumë kisha e manastire kushtuar Shën Mërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?