FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Do bësh aleancë me vrasësit e 21 Janarit”, Rama replikë komentuesit: Koalicionin e cakton populli

Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me ndjekësit e tij në ‘Facebook’. Kështu, në një video që ai postoi me disa banorë, një qytetar kritikoi kreun e qeverisë nëse ky i fundit tentonte të bënte koalicion paszgjedhor me PD-në.

Komentuesi i shpreh keqardhje Ramës, ndërsa shprehet se si mund të votojnë qytetarët atë, në një kohë kur ai nuk përjashton faktin se mund të bëjë koalicion me PD-së, që sipas tij janë vrasës në 21 janar, ku humbën jetën 4 protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fill pas këtij komenti, Rama ia ka kthyer ‘flakë për flakë’ qytetarit, ndërsa i sugjeron këtij të fundit që mos të hedh fall në filxhan.

KOMENTUESI:
Si mund te votosh nje njeri si ty qe nuk e mohon se mund te besh kualicion me vrasesit e 21 janarit.RAMA: Ermal, ti voto ke te duash se vota eshte liria dhe e drejta jote, po perpara se sa te hedhesh fall ne filxhan se cfare do ndodhe mbas zgjedhjeve, mendo kush mund ta beje Shqiperine shtet nga ata qe ti mund te zgjedhesh(?) dhe kupto qe koalicionet i ben vota e popullit, keshtu qe nqs s’do asnje koalicion voto me vrap nr.✌️
Rama komente
/BW

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?