Doda: Pas vendimit të Gjykatës për Canen, asnjë shpresë për vend normal…
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, nuk e ka besuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Sarandës, që dënoi me dy vjet burg pedofilin, Agron Cane. “Ende hezitoj të besoj që Agron Cane, pedofili i Sarandës, që kërkonte favore seksuale nga nëna vejushe dhe vajza e saj 14-vjeçare, u dënua me 2 vite burg, ndërsa prokuroria kish kërkuar 3- vite burg për mostrën. Gjykatë monstruoze, prokurori monstruoze, sistem politik dhe drejtësi mafioze… pas kësaj nuk di ku do të gjejë një hallexhi kurajon që të denoncojë krime të tilla monstruoze. Të na rrojë pedofili rilindas mes nesh dhe lusni Zotin t'jua largojë mostra të tilla nga jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj”, theksoi Doda. Ajo i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë, që të nisë një inspektim mbi këtë çështje. “Ministria e Drejtësisë duhet të nisë urgjentisht inspektimin. Prokurori i Përgjithshëm duhet të kërkojë masa administrative për vartësin. Ky është sistemi i falimentuar. Në të kundërt, shpresoj që fëmijët tuaj të mos ngelen një ditë në duart e këtyre mostrave”.