‘Drita ka dalë përgjithmonë nga jeta ime’: Dita e dashurisë që i mori dy dashuritë presidentit të 26-të amerikan Theodore Roosevelt

Dita e Shën Valentinit është një ditë për të festuar romancën, dashurinë dhe përkushtimin, një ditë kur shumë njerëz shkëmbejnë karta dhe dhurata me të dashurit e tyre romantikë. Ndërsa për shumë njerëz, Dita e Shën Valentinit është dita më e lumtur e jetës së tyre, për disa të tjerë mund të sjellë shumë trishtim. Ndërsa për disa ka sjellë edhe shumë dhimbje, duke u kthyer në ditën më të errët te jetës së tyre.

Kështu e ka quajtur 14 shkurtin Presidenti i 26-të i Shtetve të Bashkuara Theodore Roosevelt.

Më 14 shkurt të vitit 1884 ai humbi nënën dhe bashkëshorten e tij më të cilën ishte martuar 4 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Roosevelt u zgjodh  në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, bashkëshortja e tij  shtatzënë u zhvendos për të jetuar nënën dhe motrat e Theodore Roosevelt, shkruan Syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo gjë po shkonte mirë për Roosevelt dhe familjen e tij deri në shkurt 1884, kur ai mori fjalën në Albany se nëna e tij ishte e sëmur .Ndërsa me 12 shkurt  kur Roosevelt ishte në mes të një debati të asamblesë në Albany, një telegram i dërguar nga motra e njoftoi atë për lindjen e vajzës së tij ndërsa pak orë më vonë i mbërrin një tjetër telegram ku njoftohej se gruaja e tij, Alice nuk ndihej mirë pas lindjes. Po atë pasdite, Roosevelt u largua nga Albany dhe u kthye në  shtëpinë ku jetonin nëna bashkëshortja dhe motrat e tij.

Ai arriti në shtëpi dhe gjeti Alice shumë e sëmurë, por j vetëm, pasi edhe nëna e tij ishte shumë sëmurë. Thuhet se nëna e Roosevelt ishte e sëmurë me tifo, dhe ndërroi jetë pak çaste pasi ai mbërriti në shtëpi, ndërsa po atë natë , 11 orë më vonë ndërroi jetë edhe bashkëshortja. Dy umbje të mëdha në të njëjtën ditë, duke e kthyer 14 shkurtin në një ditë të zezë për  Roosevelti.

Në ditarin e tij më 14 shkurt të vitit 1884 ai shënoi një ‘X’ ndërsa poshtë ai shkroi  “drita ka dalë përgjithmonë nga nga jeta ime”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?