Dy vlerësime për Uzunin në Leagues Cup, golashënuesi më i mirë dhe pjesë e formacionit ideal

Austin FC nuk arriti të shkojë deri në fund të këtij edicioni të Leagues Cup, kompeticionit ku përballen skuadrat e MLS-së amerikane me ato të kampionatit meksikan. Skuadra e Myrto Uzunit u eliminua në çerekfinale nga Toluca, e cila më pas do të shpallej edhe fituese e turneut.

Pavarësisht eliminimit të Austin FC, Myrto Uzuni ishte një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi 4 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut, së bashku me kolumbianin Daniel Arcila të Leon.

Paraqitjet e Uzunit janë vlerësuar edhe nga Sofascore. Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ka publikuar formacionin ideal të Leagues Cup, ku në 11-shen më të mirë të kompeticionit është përfshirë edhe sulmuesi kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uzuni e mbylli turneun me një vlerësim prej 7.98, duke regjistruar notën mesatare më të lartë në këtë edicion të Leagues Cup. Një tjetër konfirmim për paraqitjet e tij të spikatura në një kompeticion që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi në futbollin e Amerikës së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2547 (65%)
Jo 1372 (35%)

Vota totale: 3919