
Një kontroll i befasishëm në një spital në qytetin Barreiros të Brazilit ka shkaktuar skandal, pasi kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira gjeti dy mjekë në një dhomë pushimi gjatë turnit të natës, ndërkohë që pacientët prisnin në urgjencë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 nëntorit, kur kryebashkiaku inspektoi spitalin pas ankesave të qytetarëve për vonesat në shërbimin mjekësor.
I revoltuar, ai i akuzoi mjekët se po kryenin marrëdhënie intime gjatë orarit të punës, duke thënë: “Urgjenca është plot, ndërsa ju bëni seks”. Pamjet e përplasjes u publikuan në rrjetet sociale.
Pas incidentit, bashkia njoftoi ndërprerjen e kontratës me organizatën që administronte spitalin.
Sindikata e Mjekëve pretendon se dy profesionistët ndodheshin në pushim pas 12 orësh pune intensive dhe se shërbimi ndaj pacientëve nuk ishte ndërprerë.
Edhe Këshilli Rajonal i Mjekësisë dënoi ekspozimin publik të mjekëve, duke kërkuar që çdo shkelje e mundshme të hetohet përmes procedurave institucionale.