Dyfishohen përfituesit – PPP për strehimin social, Gjermeni: Drafti kalon të mërkurën në qeveri

Qeveria ditën e mërkurë pritet të miratojë projekligjin e ri për strehimin social. Ndryshimet ligjore parashikojnë dyfishim të familjeve përfituese me 6 programe strehimi. Drafti i ri parashikon se ndërtuesit privatë do të kalojnë 5% të sipërfaqes së ndërtimit për fondin publik të banesave sociale e qira dhe do të përfitojnë përgjysmim të taksave deri në arritjen e kostos totale të sipërfaqes së falur. 4300 familjeve do tu subvencionohen interesat e kredive dhe përfitues do të jenë 740 familje të komunitet rom dhe 135 mijë të pastreha. 

Strehim social për familjet më në nevojë, pa të ardhura, dhe dyfishim të kategorive përfituese.

Ky është projektligji i ri për strehimin social që do të kalojë ditën e mërkurë në qeveri.

Ky detaj u bë me dije nga Ministrja e Zhvillimit Urban gjatë lançimit të axhendës së re urbane deri në 2025.

Gjermeni: Falë një bashkëpunimi shumë të mirë që ne kemi pasur me programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim kemi mundur të ridimensionojmë dhe të zhvillojmë më tej politikat kombëtare të strehimit. Sot kemi një platformë të mishëruar në strategjinë 10 vjeçare për strehimin social dhe planin e saj të veprimit. Kemi rishikuar kuadrin ligjor duke hartuar një ligj të ri për strehimin social që do ti përgjigjet më mirë nevojave të qytetarëve për strehimin social. Besoj që nesër në Këshillin e Ministrave ky projektligj do të miratohet dhe shumë shpejt do të kalojë në parlament.

Drafti parashikon përmirësim të kushteve për 740 mijë qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian, 135 mijë familje të pastreha dhe subvencion të interesave të kredive për 4300 familje.

Projekligji përmban 6 programe sociale strehimi ku mund të përfitojnë familje apo individë prej moshës 18 vjeç.

Në ndryshimet kryesore në këtë projektligj është edhe marrëdhënia e re që vendoset me biznesin privat në formën e PPP.

Në nenin 16 pika 2 e ligjit thuhet se subjekti privat që investon ose ndërton banesa në treg, ka të drejtë të kalojë në pronësi të paktën 5% të sipërfaqes së ndërtimit për fondin publik të banesave sociale me qira, duke përfituar një reduktim të taksës mbi vlerën e shtuar deri një ½ e saj, por jo më shumë se kostoja e sipërfaqes që falet e llogaritur me koston e ndërtimit për metër katror.

Por edhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, thotë pika 1 nenit 16 të draftit, vihen në dispozicion të programit të banesave sociale me qira me pëlqimin e pronarit privat.

SHKARKO APP