Dyshohet se fshihet në Tiranë, policia vijon kontrollet në disa zona të kryeqytetit për Altin Ndocin
Policia ka filluar kontrollet në disa zona të kryeqytetit, si në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë, pasi dyshohet se i arratisuri dje, Altin Ndoci ndodhet në Tiranës.
Kontrolle janë bërë dhe në banesën e tij në Yzberisht, ndërkohë që familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle janë kryer edhe në rrugën e Ndroqit.
Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.
KOHA JONË SONDAZH

