E dinit se mund t’ju hedhin nga avioni edhe pse keni biletë?!

Kompanitë ajrore kanë ndëmrarrë një serë hapash për të minimizuar kostot e tyre të fluturimit nga ngushtimi i ulëseve e deri tek ulja e shpejtësisë së fluturimit.

Por, ka edhe disa truke të tjera, të cilat nuk thuhen hapur, por që shkaktojnë skandale, siç ishte ajo e kompanisë amerikane “United” kur nxorri me forcë një prej udhëtarëve që kishte prerë biletë të rregullt nga avioni, shkruan Albeu.com.

Bëhet fjalë për “overbooking” ose shitje të biletave përtej kapaciteteve të avionit.

Përse ndodh kjo?

Kompanitë shesin bileta përtej kapaciteteve të avionit për të minimizuar humbjet nga anulimet në minutën e fundit. Në këtë mënyrë, nëse ka anulime, kompania nuk humb pasi udhëtare “rezervë” është gati të fluturojë duke zënë vendin e atij që anuloi.

Por, çfarë ndodh nëse nuk ka anulime?

Ishte pikërisht situata që ndodhi pak ditë më parë me udhëtarin e nxjerrë me forcë nga avioni i kompanisë “United“.

Nëse nuk ka anulime, kompania i kërkon një ose disa udhëtarëve që të mos udhëtojnë në momentin e parashikuar në biletë, por në një kohë tjetër duke i ofruar edhe dëmshbpërblim si edhe qendrim në hotel deri në momentin e nisjes me avionin tjetër.

Në rastet kur nuk ka asnjë vullnetar, ashtu siç ndodhi edhe me kompaninë “United“, atëherë përzgjidhen me short një numër udhëtarësh që duhet të zbresin. Në rast se nuk zbresin, atëherë kompania i jep të drejtën vetes që të përdore edhe ndihmën e organeve të ruajtjes së sigurisë duke ju nxjerrë edhe me forcë.

Përgatiti Albeu.com

SHKARKO APP