Edhe zoti s’bëri dot drejtësi ?!

Nga Sadedin Çeliku

Pavarësisht sistemeve politike dhe modeleve të ndryshme ekonomike sistemet e drejtësisë dallojnë dukshëm mes tyre, nga një vend në tjetrin por dhe nga një kontinent në tjetrin. Drejtësia pra nuk funksionon si një e tëra askund, madje dhe në vendet me demokraci të konsoliduar. E vërejmë kudo, por dhe në kodet civile dhe penale ka dallime substanciale.  Në SHBA ka dënim me vdekje madje disa lloj dënimesh të tmerrshme, kurse në Europë pothuajse nuk ekziston. Po në SHBA në zgjedhjet e dekadës fundit vërehen parregullsi në zgjedhje dhe verdiktin e jep gjykata. Pra elementet e demokracisë kanë filluar të rrudhen dhe këtë duhet ta besojmë.

Edhe ZOTI bën dallime të mëdha edhe pse i lutemi çdo ditë, përsëri vendimet e tij shpesh janë të padrejta. Përshembull dikujt jam merr shpirtin sapo lind, dikujt 10 vjeç, dikujt 100 vjeç, dikujt në lulen e rinisë. Disa vuajnë tërë jetën, disa të tjerë edhe pse njerëz të këqinj bëjnë qef e rrojnë mirë e shumë, e kështu me rradhë.  ra drejtësia si sistem e filozofi ka mjaft kompleksitete e vështirësi për tu zbatuar ndaj shpesh bëhet e papranueshme ose bëhet arenë debatesh të cilat janë të mbushura me antagonizma.  Sistemi i drejtësisë duke qenë jo funksional, koston më të madhe ia ka dhënë zhvillimit ekonomik të vendit. Ekonomia e vendit po rritet poshtë potencialeve të saj duke parë parasysh pasuritë që ka Shqipëria dhe indekset e biznesit huaj bëjnë me faj sistemin e dobët të drejtësisë. Mosrespektimi i marrëveshjeve dhe ligjeve që lidhen me to, po mban larg investimet e huaja. Drejtësia ende vazhdon të jetë e sëmurë dhe nuk jep drejtësi. Por nuk është ky gjithë problemi. Kanë ndodhur kaq e kaq ngjarje në Shqipëri dhe drejtësia ka qenë shpesh vegël dhe bashkudhëtare e padrejtësisë, politikës dhe e gjithë palaçollëqeve që ka ndodhur në këtë vend.

Është vjedhur dy herë Banka e Shqipërisë dhe fajtorë kanë dalë roje e shoferë, por janë vjedhur dhe rezervat e arit dhe përsëri kanë dalë fshatarë e katundarë fajtorë të dënuar me muaj në burg dhe floriri shqiptar mbeti pa identitet. Janë vrarë, helmuar dhe dënuar njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin të ndershëm, vetëm pse denonconin padrejtësinë, vjedhjet e shpërdorimet. Së fundi pra, ky është pushteti politik shqiptar. Tashmë kemi një nismë të qeverisë për ta bërë disi drejtësinë së bashku me ndërkombëtarët të cilët e kanë kuptuar që me këto lloj robsh nuk bëhet Shqipëria. Pra faktori ndërkombëtar, BE dhe SHBA vendosën të ndihmojnë dhe të jenë pjesë e kësaj reforme. Por çfarë ndodhi? Opozita e sotme nuk ka interes ta bëjë e ta miratojë reformën madje dhe disa nga koalicioni qeverisës sepse janë tejmbushur me dosje krimi dhe korrupsioni. Kështu janë të shumta bëmat e tyre si: Koncesionet e qindra hidrocentalëve, licencat e universiteteve jopublike, privatizimet nën vlerën e tyre të aseteve të Albtelekomit dhe hidrocentraleve të Bistrica një dhe dy si dhe Ulëza e Shkopeti, konçensioni i portit detar Porto Romano dhe sheshi i kontainerëve në portin detar Durrës, pasaporta e karta identiteti, kontrolli teknik i automjeteve, ngjyrosja e karburantit, etj, porti detar i kontainerëve me dëm të madh ekonomik tek pylli i sodës Vlorë, shembja e mbikalimit tek zogu zi, prokurimi i paligjshëm dhe rritja e kostos të rrugës së pambaruar të kombit, vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm më 21 janar para kryeministrisë. Shpërdorimi dhe privatizimi i fondeve publike me Chez-in, shitja e 355 kilometra katror të kufirit tonë detar për pesë grosh e për interesa personale e politike,  investimi i Petroliferës Vlorë me një dëm ekonomik të pallogaritshëm, shpërdorimi i fondeve në drutë arrorë që ende nuk dihet se ku kanë shkuar, armatosja e popullit me armë dhe ngritja e ushtrisë dhe e avionëve e tankeve kundra popullit, vjedhja e parave të piramidave dhe krimet kundra tyre. Pra mos u çuditni fare se ka kaq shumë bëma sa mund të shkruhen libra të tërë. Vetëkuptohet pse nuk janë të interesuar të miratojnë e zbatojnë reformën në drejtësi sepse janë krerët e politikës së vjetër e të politikës së re që shkojnë në burg, janë po këta që nuk gëzojnë paratë e fshehura në bankat e huaja por dhe pronat e asetet që i bëjnë ata njerëzit më të pasur në Europë, janë ata që kërkojnë imunitet për krimet e bëra dhe ata që kërkojnë amnisti për vjedhjet e masakrat e kryera në kurriz të popullit.

A duhet të besojmë se s’ka drejtësi dhe se s’do bëhet kurrë? Unë bëj pjesë ke njerëzit që besojnë e shpresojnë dhe kësisoj shpreh besimin tim të palëkundër se një ditë do bëhet një biçim drejtësie. Fundja ky është mesazhi europian dhe po ky mesazhi integrimit, ndryshe atë që s’po e bëjmë vetë do ta bëjnë sigurtë ndërkombëtarët.  Pra nuk ka gjë të pakuptimtë, asgjë të ndërlikuar e të vështirë. Reforma ka lidhje me mbrojtjen për shkeljen e ligjësisë. Çadra është fjala e mbrojta e fundit se s’ka mbetur gjë tjetër, ndryshe humbja për liderat e arkitektët e vjedhjes do të jetë e pashmangshme. Pushteti nuk merret duke provokuar kriza artificiale as edhe duke ofenduar e akuzuar padrejtësisht përfaqësuesit ndërkombëtarë e diplomatë të cilët me punën e angazhimin e tyre kërkojnë të ndihmojnë demokracinë e brishtë shqiptare.

SHKARKO APP