Eksportet – Produktet blegtorale shqiptare drejt Ukrainës, hiqen barrierat
Ukraina heq të gjitha barrierat ndaj eksportit të prodhimeve shqiptare. Lajmin e bëri me dije Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi.
“Më në fund mishi dhe nënproduktet e tij do të mund të eksportohen drejt Ukrainës. Qeveria e Ukrainës ka hequr çdo barrierë të eksportit për produktet shqiptare. Shqipëria mund të eksportojë produkte me origjinë blegtorale”.
Zusi bëri me dije se në datat 28-29 prill 2017 do të mbahet forumi i eksporteve.
Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas.
“Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë”tha Zusi.