Ekspozita ”Besa”, Rama: Zoti bekoftë ata që shpëtuan hebrenjtë dhe Shqipërinë nga turpi!

”Bunk’Art 2” çeli këtë të enjte dyert për ekspozitën ”Besa”, një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit hebre dhe një krenari për Shqipërinë që nuk mohuan vlerat dhe traditën e nuk u dorëzuan përpara diktaturës apo totalitarizmit.

I ftuar në këtë ekspozitë, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në biografinë e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj e atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte.

”Shqipëria gjatë holokaustit ishte një ndaj atyre të paktëve, jo sepse ishim më të pasur, të fuqishëm apo të sigurtë, por se familjet e zakonshme në shtëpi të zakonshme morën vendime të jashtëzakonshme përballë terrorit. Ato zgjodhën të ishin ata pak njerëz që nuk binden dhe duke vepruar kështu, e ruajtën në një cep të Evropës, humanizmin, njerëzillëkun kur njerëzimi vetë dukej sikur po zhdukej. Teksa ecim në këtë ekspozitë do të ndeshin fytyra, familje hebre që erdhën në anët tona në dëshpërim dhe familjet shqiptare që i pritën si mysafirë. Duke zbatuar atë që është shkruar në këtë derë, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, jo si barrë por si vëllezër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pa i parë ende dhomat e ekspozitës, duke ardhur këtu, e di dhe mund ta ndjej që përtej këtyre mureve mund të imagjinojmë dika më të qetë dhe më të thellë, gjestet e përditshme atë të padukshmet dhe të paregjistruara përmes të cilave dhe e mira bëhet banale. Ndarja e bukës, një gotë qumësht, fshehja e një fëmijë hebre apo e një familje të tërë kur ushtarët nazistë kalonin qoftë dhe tek pragu i derës. Këto veprime të thjeshta nuk ishin politikë, strategji, ishin gjykim moral të njerëzve të zakonshëm , gjykime, ajo çka totalitarizmi përpiqej ta zhdukë. Si kryeministër i Shqipërisë qëndroj sot i përulur përpara guximit të atyre familjeve dhe kam privilegjin të qëndron i përulur në çdo rast përpara atyre familjeve dhe guximit të tyre”,-tha mes të tjerash kreu i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?