Emisari i presidentit amerikan, Grenell: Dhomat e Specializuara të korruptuara, t’u ndërpritet financimi
Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell, i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si të korruptuara.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar që të ndërpritet financimi për to.
Grenell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai është arrestuar pesë vjet më parë dhe ende po mbahet.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.
KosovaPress

